Deschamps rikthehet te Franca pas ndarjes nga jeta të nënës së tij, nis hartimin e planit për ndeshjet vendimtare
Mesfushori i Tiranës, Idriz Batha, nuk dëshiron të flasë që tani për titullin. Sipas tij, bardheblutë duhet të vazhdojnë të mendojnë për ndeshjen e radhës.
Tirana për titull: Do të luftoj për titull në çdo sezon, por t’i marrim ndeshjet një e nga një, titulli është ende larg. Ekipi e tregoi forcën duke përmbysur rezultatin. E kemi treguar që mund të fitojmë ndaj çdo kundërshtari. Edhe tifozëria e zjarrtë na ndihmoi.
Ndryshimi te Tirana: Them që lojtarët janë afruar më shumë me njëri-tjetrin, ka ndryshuar 80% e ekipit. Kanë kaluar më shumë kohë dhe janë afruar më shumë me njëri-tjetrin.
Debati me arbitrin: Nuk më kujtohet fare, kur jam në fushë, nuk jam vetvetja. Nuk mbaj mend që ta kem prekur.
Rivaliteti me Kukësin: Në Shqipëri ekipet nuk kanë diferencë të madhe mes tyre. Diferencën e bëjnë ekipet e bashkuara. Me këmbë në tokë dhe të bashkuar mund të dalim në krye.
Top Channel