10 brendet më të vlefshme në botë, gjysma prej tyre vijnë nga teknologjia

02/02/2020 15:40

Falë natyrës së veçantë, fuqia e një brendi të caktuar mund të jetë e vështirë që të kuptohet duke marrë si referencë vetëm bilancin vjetor.

Një brend që ka lidhje të fortë më klientët e saj dhe që e kalon suksesshëm provën e kohës, duke vazhduar të qëndrojë fuqishëm në treg, do të shoqërohet padyshim me një vlerë të lartë financiare.

Me një rritje prej 17.5 për qind gjatë vitit të kaluar që rezultoi në një vlerë prej 220 miliardë dollarësh amerikanë, Amazon është qartësisht fituesi si brendi më vlerën më të lartë, duke lënë mbrapa Google dhe Apple.

Si tregu më i madh i shitjeve në internet, Amazon mbështetet në teknologjitë inovative dhe investimet në sektorët me rritje të shpejtë, të tilla si kujdesi shëndetësor, për të krijuar një ekosistem të larmishëm të tregut me pakicë.

Edhe pse pesë kompanitë e teknologjisë renditen në dhjetë pozicionet e para, brende të tjera të sektorëve më tradicionalë të industrisë nuk mbeten shumë mbrapa.

Dhjetë brendet më të vlefshme në botë të vlerësuara nga Brand Finance. Sipas Brand Finance, përcjell Telegrafi gjiganti amerikan i shitjeve me pakicë Walmart është pjesë e listës së brendeve më më vlerë në botë.

Me një rritje mbresëlënëse të kësaj marke prej 14.2 për qind në vlerën prej 77.5 miliardë dollarësh amerikanë, suksesi i shitësit me pakicë mund t’i atribuohet pjesërisht partneritetit të tij strategjik në rritje me Microsoftin.

Një markë tjetër që ka pësuar rritje të jashtëzakonshme është kompania lider në sektorin e sigurimeve në Kinë, Ping An. Me një rritje prej 19.8 për qind, që ka rezultuar në një vlerë prej 69 miliardë dollarësh amerikanë, përqendrimi agresiv i konglomeratit financiar në teknologjinë financiare, i ka sjellë kësaj kompanie rreth 200 milionë klientë me pakicë dhe 500 milionë përdorues të internetit dhe e bërë atë një nga kompanitë më të mëdha të shërbimeve financiare në botë.

Vërehet se pjesa më e madhe e brendeve më të vlefshme në botë janë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasuar nga Kina dhe vendet evropiane.

Top Channel