Rudiger shpëton Chelsea/ Barazim 2-2 në ndeshjen me Leicester

01/02/2020 16:24

Nuk ka fitues në sfidën mes Leicester dhe Chelseat, sfidë kjo e vlefshme për javën e 25 të Premier League angleze.

Në King Power Stadium, ky 90 minutësh u mbyll me barazimin 2-2 me skuadrat që argëtuan të gjithë me lojën e tyre. Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë me Chelsean që mori avantazhin falë golit të Rudiger, por Leicester nuk qëndroi duarkryq, pasi 6 minuta më vonë barazoi në 1-1 me Barnes. Nuk kaloi shumë dhe skuadra e Dhelprave mori avantazhin në rezultat në 2-1 me golin e Chilwell.

Por problemi i Leicester e ka emrin Rudiger i cili 19 minuta nga fundi i ndeshjes barazoi rezultatin në 2-2, rezultat që nuk ndryshoi më deri në fërshëllimën e fundit të arbitrit. me këtë rezultat Leicester dështoi në tentativën për të barazuar Manchester City me pikë, ndërkohë që diferenca me Chelsean mbetet 8 pikë./Klara Asqeriu/

Top Channel