Lamtumirë Kobe Bryant! La Lakers përlotin botën me dedikimin kushtuar legjendës

01/02/2020 13:41

Më 26 janar, vdekja e legjendës Kobe Bryant do të trondiste mbarë botën.

Bryant së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare humbi jetën të dielën që lamë pas në një aksident me helikopter, që kishte të pranishëm në bord edhe 7 persona të tjerë, të cilët gjithashtu humbën jetën. Për t’i dhuruar një lamtumirë madhështore Kobe-t menduan shokët e ish-skuadrës së tij të Lakers.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar në “Staples Center” në Los Angleos kundër Portland Trail Blazers u mbajtën dhe homazhet e lamtumirës për të. Fillimisht dy trëndafil të kuq u vendosën në vendet që rrinin ulur Bryant së bashku me vajzën e tij Gianna. Të gjithë lojtarët e La Lakers u paraqitën me fanella me numrat 8 dhe 24, numrat që mbajti Kobe gjatë karrierës së tij 20-vjeçare në ekip. Gjithashtu të dy numrat 8 dhe 24 ishin formuar nga trëndafila të verdhë në qendër të sallës. Fjalën përpara se ndeshja të niste e mori LeBron James. Përpara se t’i dedikonte një fjalim Kobe Bryant, basketbollisti shprehu ngushëllimet për shtatë personat e tjerë që humbën jetën në aksident. Emrat e së cilëve u shfaqën në monitor. Me lot në sy James nisi fjalën e tij.

“Unë e di se në këto moment do të kemi një memorial për Kobe. Por unë dua ta shikoj si festë këtë ndeshje sot. Kjo është një festë për njëzet vite me gjak, djers dhe lot, ulje, ngritje, orë të panumërta, vendosmëri për të qenë kaq i madh sa ishte. Sonte, ne festojmë për atë djalin e ri që erdhi këtu në moshën 20-vjeçare dhe u tërhoq kur ishte 38 vjeç dhe u kthye në babanë më të mirë që kemi pasur këto tre vite. Sonte është një festë”, përfundoi fjalën e tij LeBron James.

FOTO GALERI
4/21

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA