Champions League/ Bayerni i jep shuplakë Bodos, United nuk kursehet me debutuesit, Como shkëlqen ndaj Leipzig (Video) 10/09 22:57
Reali i Madridit ndëshkon sërish Atleticon e Madridit ashtu sikurse ndodhi edhe në Superkupën e Spanjës.
Në Santiago Bernabeu Los Blancos fitoi përballjen me skuadrën e Diego Pablo Simeones me rezultatin 1-0 duke e çuar për momentin në 6 pikë diferencën me Barcelonën e vendit të dytë dhe në 13 pikë me Atleticon.
Pas një pjese të parë ku Reali i Madridit u pa në vështirësi, gjërat ndryshuan në favor të të besuarve të Zidane në pjesën e dytë kur u shënua edhe goli i fitores me anë të Karim Benzema. Tani i gjithë presioni bie mbi Barcelonë që do të luajë me Levanten për të fituar e për të mos iu ndarë rivalëve madrilenë.
Top Channel