Një burrë në Indi organizoi një festë për ditëlindjen e parë të vajzës së tij, por kjo festë kishte në fokus një tjetër mision, atë për të marrë peng më shumë se 20 fëmijë të qytetit Farrukhabad të Indisë.
Mediat lokale e kanë identifikuar pengmarrësin si Subhash Batham. Policia u përpoq të negociojë me të për më shumë se 10 orë dhe më pas duke parë që ai nuk dëshironte të dorëzonte fëmijët e qëlluan duke i shkaktuar vdekje të menjëhershme.
Të gjithë fëmijët e rrëmbyer nga Batham të moshës 6 muajsh deri në 15 vjeç fatmirësisht arritën që të shpëtoheshin pa pësuar dëme. Gruaja e pengmarrësit identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, u sulmua nga banorët e zonës në momentin që ajo u përpoq të largohej. Policia njoftoi se banorët e revoltuar hodhën tulla dhe gurë në drejtim të saj.
“Ajo kishte plagë në kokë dhe kishte humbur shumë gjak në momentin kur u dërgua në spital”, tha oficeri Mohit Agarwal. Gruaja më vonë vdiq në spital si pasojë e plagëve të marra. Është e paqartë shkruajnë mediat lokale nëse ajo ishte e përfshirë në këtë krim.
Top Channel