Qytetet kineze kanë urdhëruar sot banorët e tyre të ndalojnë mbajtjen e kafshëve shtëpiake, përndryshe rrezikojnë që ato t’u merren me forcë për t’i eliminuar.
Zhvillimi vjen pas frikave se kafshët mund të preken me koronavirusin panjohur dhe të ndihmojnë në përhapjen e tij.
komitetet rezidenciale vendase, zyrtarët e fshatrave dhe bashkitë e ndryshme dhanë urdhrin pas marrjes së udhëzimeve nga eprorët e tyre për kufizimin e epidemisë.
Një fshat në Hebei nxiti banorët e tij të zgjidhnin çështjen me kafshët e tyre brenda pesë ditëve, përndryshe zyrtarët do të ndërhynin me forcë. një tjetër rajon administrativ në Shaanxi udhëzoi njerëzit të marrin në konsideratë situatën e përgjithshme duke larguar qentë e macet e tyre menjëherë, sipas njoftimeve.
Lajmi vjen pasi ekspertët kinezë paralajmëruan dhe kafshët shtëpiake të të prekurve duhet të mbahen në karantinë prej ekspozimit me të prekurit e koronavirusit.
Ndërkohë OBSH ka thënë se nuk ka parë prova të kalimit të virusit të macet dhe qentë.
Top Channel