Dje u raportua në media italiane që Koronavirus kishte mbërritur edhe në Itali por kjo ishte një gabim. Autoritetet italiane dyshonin tek një çift kinez i cili ishte në një anije që u ankorua në Itali në portin e Civitavecchia.

Çifti kinez iu nënshtrua analizave dhe ato dolën negative. Konfirmimi i këtij lajmi erdhi nga analizat e kryera në qëndrën ‘Spallanzi’ në Romë, shkruan sky tg24.

Rreth 7 mijë pasagjerë u bllokuan dhe nuk u lanë të iknin nga anija Costa Smeralda pasi dyshohej se çifit nga Macau ishte i prekur nga virusi vdekje prurës.

Tashmë pasagjerët mund të marrim frymë lehtësisht, madje kjo është cilësuar një lehtësim për të gjthë qytetarët në Itali.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA