Dhimbje të forta barku, gruas i zbulohen kiste me qime në vezore

31/01/2020 21:50

Në Rusi, një nëne të dy fëmijëve iu hoqën nga vezoret, dy kiste të tmerrshme të mbështjella me flokë.

Gruaja 30-vjeçare, identiteti i së cilës mbetet anonim u paraqit në spital me dhimbje të forta barku.

Mjekët e spitalit në Moskë deklaruan se disa prej qimeve të flokut kapnin një gjatësi prej afro 13 centimetrash, ndërkohë që kistet, në secilën vezore peshonin afro 113 gram.

Në njërën prej fotografitë e galerisë së mëposhtme shfaqet njëri prej kirurgëve,i cili i buzëqeshur, mban gjatë operacionit flokët që mbështollën kistet e gruas.

Kistet në fjalë janë të llojit dermoid, që shpesh përmbajnë flokë, copëza lëkure, madje edhe dhëmbë.

 

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA