
24/02 23:02
Zyrtarisht Britania e madhe do të lërë Bashkimin Evropian mesnatën e sotme. Ndërkohë në mediat është publikuar edhe momenti ku flamuri i Britanisë së Madhe tërhiqet nga ndërtesa e Këshillit Evropian në Bruksel.
Më herët 27 vendet anëtare të BE kanë dhënë miratimin përfundimtar, për largimin e Britanisë së Madhe, duke i hapur rrugën daljes së vendit nga blloku.
Britania e Madhe është vendi i parë që po largohet nga blloku politik dhe ekonomik, 47 vite pas anëtarësimit.
Tani, pritet të zhvillohen negociatat për bashkëpunimin e Britanisë së Madhe me BE-në, në të ardhmen. Londra po kërkon arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse tregtare brenda 11 muajve.
Top Channel