Protestat në Itali/ 9 të arrestuar, 371 të shoqëruar në komisariat, 110 prej tyre të mitur 24/10 22:35
Australia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për kryeqytetin Canberra dhe rajonet përreth teksa temperaturat e larta dhe rrymat ajrore oqeanike përbëjnë kërcënim për shuarjen e zjarreve në vend.
Kjo është hera e parë që prej vitit 2003 që autoritetet australiane vendosin të ndërmarrin një vendim të tillë.
“Zjarri mund të bëhet i pakontrollueshëm dhe i paparashikueshëm”, citohet të ketë thënë zyrtari i lartë, Andrew Barr pas takimit me forcat zjarrfikëse që kërkuan vullnetarë në punën e tyre për përballimin e situatës.
Top Channel