Së fundmi ka dalë në shitje shtëpia më e shtrenjtë në SHBA.
Të interesuarit duhet të përballen me një shifër “të frikshme” për ta zotëruar atë, plot 500 milionë dollarë. Rezidenca luksoze është në pronësi të ish-producentit të filmave Nile Naime dhe ndodhet në lartësinë e një kodre, e cila është cilësuar si lagjja më e famshme e Los Angeles, “Bel Air”.
Rezidenca ka në përbërje 20 dhoma gjumi, 7 pishina midis tyre 4 pishina dimërore, pesë ashensor një klub nate dhe një sallon bukurie. Përveç ambienteve të mësipërme, rezidenca përfshin garazh me kapacitet mbajtës për më shumë se 30 makina, por gjithashtu edhe një kinema të përshtatshme për rreth 50 persona.
Për më tepër shtëpia luksoze të ofron pamje të plotë të Oqeanit Paqësor dhe një tablo të përkryer të një prej qyteteve më të bukura të SHBA-së, Los Angeles-it.
Top Channel