Qese, bidonë e skafandër motori në kokë, ja si veprojnë kinezët për t’i shpëtuar koronavirusit

30/01/2020 21:51

Koronavirus është kthyer në një makth për shtetasit kinez por jo vetëm, pasi në të gjithë botën është shpërndarë një lloj frikë për prekjen nga virusi misterioz.

Ndërkohë në aeroportet e Kinës qytetar të ndryshëm përveç maskave aspiratore kanë zgjedhur edhe metoda të tjera për tu mbrojtur nga virusi i koronavirusit. Në aeroportet e Kinës janë fotografuar njerëz të shumtë të cilët për tu mbrojtur kanë veshur qese plastike, bidona plastik të cilët e i kanë vendosur në kokë. Por ka edhe nga ata që kanë bërë zgjedhje edhe më të çuditshme.

Një burrë u fotografua në avion teksa në kokë kishte vendosur një skafandër motori.

Ndërkohë koronavirusi deri më tani përllogaritet të ketë vrarë 132 njerëz ndërsa 6000 të tjerë janë të infektuar në të gjithë botën.

Raste të prekura me këtë virus janë zbuluar në shumë vende të botës, përfshirë, SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Gjermaninë apo Australinë. Ndërkohë që rreziku ekziston që të përhapet edhe në vende të tjera. Megjithatë shkencëtarët kanë krijuar një vaksinë kundër këtij virusi e cila deri më tani nga testet e bëra ka rezultuar efikase.

FOTO GALERI
4/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA