“Ishte një konsum” Ermali Mamaqi rrëfen për herë të parë nëse mendon që t’i rikthehet televizionit

30/01/2020 01:25

Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel për të treguar disa nga prapaskenat e filmit “I Love Tropoja”, që e kishte pikërisht sonte premierën.

Ai ka rrëfyer të gjithë rrugëtimin e filmit dhe disa detaje interesante për të. Ermal Mamaqi është pyetur gjithashtu nga moderatorja e “Soiree” nëse ai ka ndërmend që t’i rikthehet televizionit, pork a treguar që për momentin nuk e mendon.

“Tani shpejt jo. Kam qenë në një periudhë shumë të vështirë për të zgjedhur, moment i rëndësishëm që mora vendimin. Por kur ktheva kokën pas, pashë që kisha bërë 6 vite emisione duke përfshirë këtu edhe Digitalbin, edhe kisha realizuar 248 emisione, “6 ditë pa Ermalin” dhe “Xing me Ermalin”.

Ishte një konsum i jashtëzakonshëm i personazhit tim, por edhe e gjithçkaje çfarë ndodh atje. Jo çdo gjë ja vlen ose mbetet, kështu që vendosa t’i përkushtohem kinematografisë. Hapi im i radhës do të jetë një film tjetër. Kam disa ide, disa histori. Jam akoma në kërkim të historisë më të mirë”, është shprehur Ermal Mamaqi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA