Vllaznia dhe Flamurtari janë ndarë në barazim 2 me 2.
Të parët në avantazh kaluan shkodranët me anë të një goli të shpejtë të shënuar nga Silvia Zogaj që në minutën e 2’.
Por përgjigja e Flamurtarit nuk vonoi, ku në minutën e 8’ ishte Kreshnik Nebihu i cili dërgoi topin në rrjetë duke barazuar shifrat. Ndërkohë Flamurtari me entuziazmin e golit të barazimit nuk u ndal së kërkuari golin e avantazhit. Kështu në minutën e 17’ Andi Ribaj shënoi golin e dytë për skuadrën e tij.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultat 1-2 në favor të Flamurtarit. Ndërsa pjesa e dytë ishte e gjitha e Vllaznisë megjithëse nuk mundi të fitojë. Rastet e shumta dhe krijimi i presionit ndaj skuadrës së Flamurtarit u finalizuan me një gol të Gilman Lika në minutën e 78’. Ndeshja u arbitrua nga Emanuela Rusta e cila mund të thuhet se e kreu siç duhet detyrën. Ndërkaq ndeshja u mbyll me barazim 2-2 mes dy skuadrave.
Top Channel