Vinin nga Kina, sekuestrohen rreth 1 milion $ të falsifikuara në SHBA

29/01/2020 22:48

900,000 dollarë të falsifikuara janë bllokuar nga zyrtarë të Doganave dhe Mbrojtjes së Kufijve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës(CBP) në një dërgesë hekurudhore tregtare nga Kina.

Sipas mediave vendase sasia e madhe e parave të falsifikuara ishin ndarë në 45 kuti të mëdha ndërsa kartmonedhat ishin me prerje 1 $. Zbulimi i kësaj shumë të madhe parash të falsifikuara u bë në Portin Ndërkombëtar të Fallsit në Minesota.

“Falë përkushtimit të oficerëve tanë dhe partneritetit tonë me Shërbimin Sekret, ne kemi qenë në gjendje ta ruajmë këtë monedhë të mos hynin në qarkullim,” tha Jason Schmelz, Drejtori i Portit të Zonës Pembina, gjatë një deklarate.

Valuta do të kthehet në Shërbimin Sekret të SHBA ku edhe do të hetohet se kush ishin pronarët deh se ku u realizua falsifikimi.

Top Channel