Komisioni Evropian ka publikuar udhëzuesin e tij për teknologjinë 5G dhe rolin që shitësit e rrezikshëm mund të luajnë në rrjete.

Evropa është vënë nën presion për të kufizuar rolin e kompanisë kineze Huawei pasi SHBA ngriti shqetësimet se pajisjet e saj mund të përdoren për spiunazh.

Vendet anëtare duhet të bien dakord për mënyrën më të mirë të sigurimit të rrjeteve të tyre 5G deri më 30 prill, thotë komisioni evropian.

Britania e madhe vendosi që Huauei mund të vazhdojë të përdoret në rrjetet e saj 5G por me kufizime. Huawuei nuk përmendet ndërkohë në udhëzuesin e komisionit dhe vendimi se cilat pajisje do të përdoren i lihet vendeve industriale.

Rekomandimet jo të detyrueshme të komisionit evropian i kërkojnë vendeve anëtare të forcojnë kërkesat e sigurisë, të vlerësojnë rrezikun e furnizuesve, të kufizojnë furnizuesit që konsiderohen me rrezik, të publikojnë përjashtimet për asetet kyçe që konsiderohen kritike, etj. Rrjetet 5G sipas komisionit evropian, ofrojnë më shumë pika të mundshme hyrjeje për sulmuesit. Kërcënimet kibernetike janë në rritje dhe po bëhen gjithnjë e më të sofistikuara. Huawei gjithnjë ka mohuar se do të ndihmonte qeverinë kineze të sulmonte një nga klientët e tij. Në rolin e tij si shitës 5G, ai konkurron me Nokian e Finlandës dhe Eriksonin në Suedi.

Top Channel