Festim Bexhdili

Ky është Festim Bexhdili, i moshës 30-vjeç, i cili dyshohet se është një ndër njerëzit që ka zhdukur trupin e pengut Jak Prenga. Ai është arrestuar mbrëmjen e kaluar në Kavajë. Top Channel sjell ekskluzivisht foton e tij.

Festim Bexhdili dyshohet se në bashkëpunim me 4 personat e tjerë kanë rrëmbyer për ta mbajtur peng Jak Prengën, 12 ditë më parë , por më pas ky i fundit ndërroi jetë si pasojë e dhunës së ushtruar gjatë rrëmbimit.

5 të kërkuarit siç i thanë burime të sigurta policore gazetares Anila Hoxha kanë rol aktiv në rrëmbim. Identiteti i tyre shfaqet në kamerën e sigurisë në bodrumin e resortit.

Siç u raportua live në edicionin e orës 12, në Top Channel, nga gazetarja Anila Hoxha, kamera e sigurisë tregon disa persona, mes tyre edhe Altin Hajri dhe Festim Bexhdili, pranë një pakoje të zezë në forma trupi, që mendohet se është trupi i viktimës. Ata shfaqen tek kamerat e sigurisë teksa hipin viktimën e mbështjellë me qese të zezë në një furgon të bardhë, i cili është në pronësi të Olsi Turja.

Ndërkohë që lista e të dyshuarve për rrëmbimin dhe vrasjen e Jak Prengës është shtuar, përveç 5 personave që janë arrestuar tashmë nga policia dhe pesë të tjerëve që janë në mungesë dhe që është kërkuar arrest me burg.

Top Channel