Fotoja e rrjetit/ Shkon për të mbështetur bashkëshorten në sallën e lindjes, humbi ndjenjat papritur

29/01/2020 13:12

Nuk është hera e parë që dëgjojmë se edhe baballarët vuajnë në sallën e lindjes. Nuk janë të pakta rastet kur edhe ata qajnë aty ndërsa shohin bashkëshorten të vuajë nga dhimbjet e lindjes, por po ashtu emocionohen po njëlloj kur dëgjojnë të qarën e parë të fëmijës së tyre.

Por rasti i kësaj fotoje nuk është aspak i zakontë. Një baba që nuk i rezistoi dot këtij gëzimi, ra përtokë pak sekonda pasi erdhi në jetë fëmija.

 Pak sekonda pasi pa të sapolindurin në sallën e lindjes, babai i ri përfundoi duke u komentuar nëpër rrjet pasi humbi ndjenjat.

Mjekët që ndodheshin në sallë i ofruan ndihmën menjëherë, ndërsa gruaja, e cila nuk duket aspak e shqetësuar në këtë foto, me sa duket, e kuptoi se gjendja ishte vetëm emocionale. Ajo madje shkrepi një selfie në kohën që mjekët po e ndihmonin bashkëshortin e saj të ngrihej. Dhe kaq mjaftoi që gjithçka të bëhej virale…

FOTO GALERI
2/3

Top Channel