Një pllakë që shpjegon tërmetet në vendin tonë. Ja si e komenton inxhinieri i minierave!

27/01/2020 18:05

Bajram Hoxhaj, inxhinieri i minierave që ka arritur të mbledhë ekzemplarë të rralla të fosileve dhe mineraleve, ishte i ftuar ditën e sotme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.

70 vjeçari tregoi se ka vite që merret me mbledhjen e thesareve të tokës, duke koleksionuar në shtëpinë e tij copëza mineralesh, fosile e gurë të llojeve të ndryshëm nga të gjitha trevat e Shqipërisë.

Ai prezantoi disa nga materialet që kishte marrë me vete në studio, për t’u ndalur tek një pllakë e vogël, me anë të së cilës shpjegoi goditjet tektonike dhe dridhjet e tokës apo tërmetin, siç në e qujmë në shumicën e rasteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA