Rreth 90 nxënës të shkollës “Darzeze e Re” bojkotuan mësimin mëngjesin e kësaj të enjte. Shkak për këtë janë kushtet e këqija të dy autobusëve që bëjnë transportin e tyre drejt shkollës së Hoxhares.

Nxënësit tregojnë se është ftohtë dhe autobusi nuk ka ndenjëse për të gjithë. Prindërit thonë se me kushtet aktuale nuk mund ti dërgojnë fëmijët në shkollë, sidomos në këto temperatura të ulëta.

Drejtuesit e njësive administrative “Dermenas” premtojnë se autobusët do të zëvendësohen me mjete të tjera më të mira, pas ankesave të prindërve.

Bashkia e Fierit, disa javë më parë mori vendimin për rindërtimin e godinës së shkollës për shkak se ajo pësoi dëme nga tërmeti, çka u faktua nga grupet e ekspertëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA