Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po zhvillon sonte një takim në një darkë pune, me të Dërguarin e posaçëm të presidentit amerikan Donald Trump për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell.
Thaçi ka falënderuar ambasadorin Grenell për vizitën e tij në Kosovë, teksa është shprehur i bindur se nën lidershipin e presidentin Trump, do të arrihet marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë.
“Dëshiroj të falënderoj ambasadorin Grenell që sonte ka ardhur në Prishtinë, për vizitën që po na e bën. Në anën tjetër dëshiroj të falënderoj shumë marrëveshjen e re që kemi arritur nën lidershipin e Grenell dhe udhëheqjen e fuqishme te presidentit, Donald Trump, atë të linjës ajrore Prishtinë-Beograd. Mendoj që është diçka e re, atë që nuk kanë mundur të tjerët ta bëjnë është duke e bërë ambasadori Grenell dhe ambasada e SHBA-së. Roli i SHBA-së në këtë proces është i jashtëzakonshëm dhe i pazëvendësueshëm. Kam besim të plotë së nën lidershipin e Trumpit do të arrijmë marrëveshjen finale me Serbinë”, ka thënë Thaçi.
Top Channel