Studimi i Fundit: Bletët përdorin mjete për të zgjidhur probleme, shkencëtarët zbulojnë aftësi të jashtëzakonshme njohëse
Arkeologët janë habitur nga gurët që kanë gjetur gjatë gërmimeve në shtetin Kedah, e cila ndodhet në pjesën veriore në Malajzi.
Gurët kishin një moshë rreth 17.000 mijë vjeçare sipas arkeologëve. Mediat lokale shkruajnë se gjatë gërmimeve në shpellat Kelambu, Tembus dhe Akar në qytetin Baling të shtetit në fjalë, janë gjetur gurë artizanale që i përkasin periudhës parahistorike.
Objektet e gjetura janë dërguar për studime të mëtejshme pranë Departamentit të Gjeologjisë në universitetin “Malaya”.
Autoritetet malajziane njoftuan se gërmimet do të vazhdojnë, duke shtuar se mundësia është e madhe që në muajt e ardhshëm të gjenden përsëri objekte të reja.
Top Channel