Shpenzimet e trajnerëve/ Mourinho, 1.3 mld paund në merkato

20/01/2020 16:37

Në botën e futbollit trajnerët kanë një rol shumë të rëndësishëm përsa u përket lëvizjeve në merkato të futbollistëve, teksa kërkojnë të kenë lojtarët më të mirë të momentit duke detyruar drejtuesit e klubeve të bëjnë shpenzime të mëdha për të plotësuar kërkesat e tyre.

Në këtë aspekt, mund të themi pa frikë se kampion shpallet Jose Mourinho dhe këtë e thotë një studim i “Oh my goal “dhe i publikuar te tabloidi britanik “Daily Mail”.

Sipas këtij studimi, trajneri aktual i Tottenham-it, gjatë karrierës së tij ka bërë që klubet e tij të shpenzojnë në total 1.3 miliardë Paund për blerje futbollistësh në ekipe të tilla si Chelsea, Inter, Real Madrid apo Manchester United duke lënë pas emra të tillë si Carlo Ancelotti apo Pep Guardiola. Trajneri Emilian që aktualisht është në stolin e Everton ka sjellë shpenzime prej 1 miliard Paund, të gjitha këto teksa ka qenë në drejtim të Milanit, Chelseat, paris Saint Germainit, Realit të Madridit e Bayernit të Mynihut

Podiumin e plotëson një tjetër emër me peshë në futbollin evropian, Pep Guardiola edhe ky me 1 miliard Paund të shpenzuara nga klubet e tij, Barcelona, Bayern Mynih dhe Manchester City.

Klasifikimi i trajnerëve më dorëshpuar në merkaton e transferimeve vijon me Manuel Pellegrinin në vendin e katërt me 921 milionë Paund  i ndjekur nga ish trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri në vendin e pestë me 844 milionë u përfshihet edhe blerja e Cristiano Ronaldo në 2018. Menjëherë pas italianit vjen Arsene Wenger me 767 milionë Paund të shpenzuar në merkaton e transferimeve gjatë 22 viteve të qëndrimit të tij te Arsenali

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA