Corvette C8 i parë shitet 3 milionë dollarë, kjo është makina e ëndrave (Foto)

20/01/2020 18:17

Brezi i parë Chevrolet Corvette Stingray ka dalë në ankand në Barret-Jackson.

Është vetura e parë e modelit legjendar sportiv të gjeneratës së tetë që do të prodhohet, dhe të ardhurat do t’i dhurohen një bamirësie, Fondi i Fëmijëve Detroit, një jofitimprurës që synon të rrisë numrin e shkollave cilësore në këtë qytet.

Duke marrë parasysh që është praktikisht një makinë koleksionisti, Stingray i parë në ankand është gati 50 herë më i shtrenjtë se Corvette C8 që shitet në Amerikë.

Pronari mori modelin e parë të Corvette Stingray të prodhuar me paketën 3LT, me të gjitha opsionet në dispozicion.

Makina është e pajisur me një pajisje për regjistrimin e të dhënave të performancës, si dhe një paketë “Performanca Z51”.

Pronari krenar i kësaj makine është Rick Hendrick, kryeshef ekzekutiv i kompania Hendrick, i cili përndryshe është një tifoz i madh i Corvette.

Corvette C8 është mundësuar nga një motor 6.2 litra LT2 V8 që prodhon 497 kuaj fuqi. Me paketën opsionale të performancës Z51, i njëjti motor siguron 502 kuaj fuqi

FOTO GALERI
1/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA