Një qenush në Karolinën e Veriut ka lindur me ngjyrë jeshile, që me kalimin e kohës po kthehet në të verdhë, dhe arsyeja do t’ju befasojë.

E zonja e këlyshit, Shana Stamey, tha për një media lokale se u frikësua kur e pa.

Megjithatë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar pasi ngjyra e çuditshme është shkaktuar nga “mekoniumi”, jashtqitjet e para të një qenushi të porsalindur, në mitrën e gjitares.

Raportime të mëparshme kanë zbuluar raste kur kafshët kanë ngordhur pasi janë mbytur nga pigmenti në mekonium.

Por për qenushin, i cili lindi përmes 7 këlyshëve të tjerë e i është vënë pseudonimi “Pikachu”, ka lajme të mira pasi ngjyra pritet t’i largohet pas pak kohëve.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA