Dy aktorët e “Portokallisë” surprizojnë dy djemtë e vegjël nga Bubqi

18/01/2020 21:33

Puntata e parë e sezonit të katërt të programit “Dua të të bëj të lumtur” i ishte kushtuar tërësisht tërmetit të tmerrshëm të 26 nëntorit i cili shënoi 51 viktima dhe la me mijëra shqiptarë të pastrehë.

Një ndër shumë familjet e prekura ishte dhe ajo e Arjanit nga fshati Bubq, shtëpia e të cilit ishte shpallur e pabanueshme për shkak të dëmeve të mëdha. Në studio Arjani u shpreh se familjes së tij i ishin dashur mbi 40 vite për të ndërtuar shtëpinë dhe se prej dy muajsh ata jetojnë në çadër.

Kjo ngjarje nuk la pa prekur as zemrat e dy djemve të tij të vegjël, të cilët tashmë duhet të mësohen me një realitet të ri.

Për këtë arsye babai i tyre Arjani, kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për t’i shprehur dashurinë dhe për t’i larguar nga kujtesa momentet e vështira që kishin përjetuar atë natë. “Fabjo dhe Alehandro, babi ju do shumë dhe do jua dua gjithmonë. Jam krenar që jam babai juaj dhe ju premtoj që çdo dëshirë e juaja do të bëhet realitet, prandaj duke filluar që sot nuk do të mungojnë surprizat!”,- ishte mesazhi i Arjanit për dy djemtë.

Për të ndihmuar Arjanin që të realizonte këtë surprizë të ftuar ishin dy aktorët e “Portokallisë”, Florian Binaj dhe Irgen Çela, të preferuarit e Fabios dhe Alehandros.

Programi “Dua të të bëj të lumtur” kishte rezervuar surpriza dhe plot dhurata për vogëlushët, por surpriza që i lumturoi më shumë ata ishte hyrja në studio e dy aktorëve në rolin e policëve.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA