Nëse fëmijët nuk iu binden dhe refuzojnë të vijnë në aktivitete të ndryshme apo në udhëtime, Cassie dhe Chris Langan, dy prindër australianë kanë zgjedhjen e duhur për ju.

Kur vajza e tyre 17 vjeçare, dhe dy djemtë 13 e 10 vjeç, nuk pranuan të shkonin në plazh për të ndjekur një shfaqje me modele trenash, mënyra e vetme për t’i dhënë një mësim të mirë ishte: Duke marrë me vete modemin e internetit!

“Vajza e madhe refuzoi të vinte kurse djali i vogël bëri një listë të gjatë me arsyet pse ishte e padrejtë që po e detyronim të vinte. Nuk doja që t’i lija në shtëpi duke e kaluar gjithë ditën duke parë video në Youtube apo TikTok, kështu që mora masa drastike,” tha mamaja e tyre për “USA Today”.

Në Facebook ajo shkroi: “Në vend të merrja tre fëmijët mosmirënjohës me vete, i lamë në shtëpi ata që nuk donin të vinin. Prandaj morëm me vete anëtarin më punëtor të shtëpisë: modemin tonë”.

Krahë përshkrimit, Cassie postoi dhe foto të pajisjes duke marrë rreze dielli në plazh, duke shijuar drekë buzë detit, modelet e trenave e duke luajtur në park.

FOTO GALERI
4/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA