8 çështjet kryesore që duhet të sqarojë Quique Setien te Barça

16/01/2020 16:56

Trajnerit të ri të Barcelonës, Quique Setién, duhet t’i kenë mjaftuar dy ditë në krye të skuadrës për të marrë vendimet e para për ndryshimin e situatës.

Në një klub si Barça zakonisht ka pak kohë për të marrë vendime. Impenjimet e shumta në kompeticione të ndryshe nuk të japin kohë për të bërë pushim. Aq më tepër kur e merr detyrën në mes të sezonit, pikërisht për të sjellë ndryshimin e shumëpritur, jo vetëm në këndvështrimin taktik për edhe në lidhje me të ardhmen e lojtarëve të veçantë. Janë disa çështje për të cilat Setién duhet të pozicionohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Përmirësimi në planin fizik

Gjendja fizike e skuadrës konsiderohet një nga problemet e mëdha të Barcelonës, për të cilën gishti u drejtua nga Ernesto Valverde. Barça ka kaluar një periudhë veçanërisht të keqe kur i është dashur të përballet me skuadra të mirëpërgatitura fizikisht. Është parë në ndeshjet e garave europiane dhe në disa duele kundër rivalëve spanjollë.

Futboll i lexueshëm

Kjo mund të jetë arsyeja kryesore pse u zgjodh Quique Setién. Ai premtoi se të përmirësonte futbollin e Barcelonës. Quique nuk guxon të garantojë tituj, por të dëfrejë. Tani ai duhet të përgjigjet me fakte.

Çështja e numrit “9”

Është urgjente të merret një vendim në lidhje me pozicionin e qendërsulmuesit. Barcelona e ka humbur Luis Suarezin për katër muaj dhe është caktuar një takim me trajnerin e ri për ta zgjidhur këtë çështje. Setién tha në prezantimin e tij se do të përshtatet me propozimet, por tani ai ka më shumë njohuri për burimet në dispozicion të tij.

“Heqja e prizës”

Një problem tjetër i epokës së Valverdes, të cilin Quique Setién duhet ta zgjidhë urgjentisht, është shpërqendrimi në pjesë të veçanta të lojës. Ndonjëherë i ndodh që në minutat e para, skuadra hyn me vonesë në lojën e saj dhe, shpëshherë, nuk reagon derisa të jetë në disavantazh. Një problem tjetër i zakonshëm lind kur “e heq prizën” në fundin e ndeshjes. Ishte arsyeja kryesore që Barça u eliminua në dy edicionet e fundit të Ligës së Kampionëve.

Araújo

Arsyeja kryesore që Jean-Clair Todibo po largohet në këtë merkato janari ka qenë besimi që Ernesto Valverde kishte te Ronald Araújo. Valverde ishte i bindur që qendërmbrojtësi uruguajan duhet të ishte një alternativë në skuadrën e parë. Me ndryshimin e trajnerit, Setién duhet të shikojë nëse e aprovon strategjinë e hartuar nga paraardhësi i tij apo duhet të ndryshohet. Duhet të pozicionohet, sepse Barcelona nuk mund të kalojë gjysmë sezoni me vetëm tre qendrorë.

Riqui Puig

Është e qartë se Valverde nuk e kishte në konsideratë Riquin, madje mezi i dha disa minuta. Tani për tani, Setién nuk ka marrë asnjë vendim për të. Lojtarit të La Masias mund t’i ketë ardhur mundësia për t’u bërë një herë e mirë pjesë e ekipit të parë.

Krahu e djathtë

Një tjetër “patate e nxehtë” që la Valverde. Gjatë verës ish-trajneri i Barçës deklaroi se me Semedon dhe Wagué ky pozicion ishte i mbuluar. Mirëpo gjatë ecurisë së sezonit tregoi që nuk kishte besim te senegalezi, duke përdorur sërish si anësor të djathtë Sergi Roberto. Çfarë do të bëjë Setién për këtë rol?

Vidal ose Rakitic

Të dy duan të dinë nëse kanë besimin e trajnerit të ri. Në varësi të asaj që do t’u thuhet, të dy mesfushorët  do të vlerësojnë largimin e mundshëm në janar. Ata presin një sinjal nga Quique.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA