Tottenhami rrezikon disi në fund, por ia del të kualifikohet në raundit në katër të FA CUP, pasi iu imponua me rezultatin 2-1 Middlesbrogh-t në sfidën e dytë, teksa e para mes tyre kishte përfunduar në barazim 1-1.

Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho realizoi dy gola të shpejtë në minutat 2’ dhe 15’ me autorë Lo Celson dhe Lamelan, por nuk e “vrau” sfidën, për të qenë më e qetë në minutat e fundit.

Middlesbrough mundi ta shkurtonte diferencën në minutën e 83-të, duke vënë nën presion londinezët, por nuk ia doli të shënonte një tjetër gol për të tentuar përmbysjen.

Top Channel