Administrata Doganore me një kalkulator online do të ndihmojë qytetarët të llogarisin, se sa do të kushtojë dogana për importimin e një automjeti sipas ligjit të ri.

Kalkulatori do të jetë në gjendje të llogarisë saktësisht se sa do të jetë shuma e taksës sipas CO2, pra sa dioksid karboni lëshon automjeti. Doganat presin që me këtë mjet online, të ndalohen llogaritjet spekulative, që mashtrojnë importuesit dhe blerësit e automjeteve. Taksa e re i ngriti në protestë edhe importuesit, të cilët dje kërkuan kthim të menjëhershëm të ligjit të vjetër. Nga Doganat thanë që në takimin me ta, i kishin tejkaluar dilemat në lidhje me zbatimin e Ligjit.
Drejtoria E Doganave

“Në takimin me importuesit e automjeteve u konkludua se në pjesën e metodës së llogaritjes, ende qarkullojnë në publik llogaritjet spekulative, gjë që në shumë raste i mashtron si importuesit ashtu edhe blerësit, me çka qytetarët vihen në dyshim, se sa duhet të paguhen taksat për automjetet. U sugjerua që të organizohet një prezantim i drejtpërdrejtë i dispozitave ligjore për importuesit, sipas rajoneve dhe të zbardhen dilemat me të cilat përballen aktualisht”

Importuesit e automjeteve ishin të pakapshëm për të treguar nëse do të vazhdojnë me protestat dhe çfarë kanë rënë dakord në takimin me Doganat. Nëse llogaritni me kalkulatorin e publikuar në sajtin doganor për një makinë me vlerë 3900 Euro, me emetimin e CO2, prej 142 gramë, do të paguhet një taksë prej 231 Euro ose 14,200 denarë. Për të njëjtën veturë sipas ligjit të vjetër do të duhej të paguhen vetëm 18.9 euro ose 1,162 denarë. Nëse emetimet e dioksidit të karbonit janë më të larta edhe taksa do të jetë më e lartë. Ligji hyri në fuqi në fillim të këtij viti. Autoritetet justifikuan taksën e re, si një masë për të luftuar ndotjen.AlsatM

Top Channel