Interi “kryqëzon gishtat”, shkarkimi i Ernesto Valverde i siguron Vidal

11/01/2020 12:10

Conte-Vidal, një dashuri që mund të ribashkohet vetëm në rast të shkarkimit të trajnerit bask Ernesto Valverde.

Arturo shihet si personi i duhur për të plotësuar repartin e mesfushës te zikaltërit, repart ky që është cunguar shumë dhe nga dëmtimet e shumta. Kiliani e njeh mjaft mirë kampionatin, pasi në të kaluarën ka mbrojtur dhe ngjyrat e rivalëve të milanezëve në kampionat Juventus.

Por mediat në vendin iberik shkruajnë se e ardhmja e mesfushorit lidhet ngushtë me ecurinë e Valverde. Trajneri i beson cilësive të tij, edhe pse nuk e shikon si një titullar fiks, ai shikon tek Vidal elementin e duhur për t’u alternuar në lojë gjatë ndeshjes. Por nëse trajneri bask shkarkohet, e ardhmja e kilianit do të jetë zikaltër.

Pasi ai është i vetëdijshëm se pa prezencën e Valverde, që e pëlqen së tepërmi atë, mund të mos ketë minutat e kërkuara për pjesën tjetër të sezonit. Për të parë Vidal tek Interi, mediat spanjolle e konsiderojnë çështje kohe.

Top Channel