Gabigol ul pretendimet, më pranë qëndrimit te Flamengo

11/01/2020 13:28
RIO DE JANEIRO,RJ,11.01.2019:FLAMENGO-APRESENTA-GABIGOL - Diretoria do Flamengo apresenta o jogador Gabriel Barbosa, conhecido como Gabigol no CT do Ninho do Urubu, no Rio de Janeiro (RJ), nesta sexta-feira (11). (Foto: Dhavid Normando/Futura Press/Folhapress)

Gabriel Barbosa shumë shpejt mund të konsiderohet në të gjitha efektet një futbollist i Flamengos. Pas bisedimeve të shumtë me klubin brazilian kryegolashënuesi i kuqezinjëve nga Rio De Janeiro ka arritur akordin financiar me drejtuesit e Flamengos.

Gabigol i cili është ende nën pronësi të Interit dhe gjatë vitit 2019-të luajti në formë huazimi te skuadra braziliane me të cilën fitoi kampionatin dhe Copa Libertadores, ka ulur disi pretendimet e tij për pagën që do të përfitojë te Flamengo ndërkohë që klubi brazilian e ka rritur ofertën në 3,5 milionë euro në sezon, një pagë e kënaqshme kjo për Gabriel Barbosan që fillimisht kërkonte. Por përveç akordit me lojtarin Flamengo duhet të bindë edhe Interin, klubi nga Rio është gati të paguajë 18 milionë euro ndërkohë që Interi do të ruajë edhe një përqindje të kartonit në rast se Flamengo e shet në të ardhmen.Supersport/Digitalb

Top Channel