Formacionet zyrtare/ Buzëqeshin tifozët e Milanit, Ibrahimovic titullar ndaj Cagliarit

11/01/2020 14:49

Ditën e sotme Milani do zhvillojë një sfidë mjaft delikate kundër ekipit të Cagliarit në Sardenjë. Caglari do të bëj të pamundurën për të marrë pikët maksimale nga ky takim, pasi ndodhet në zonën Europë dhe do të tentojë të ruajë deri në fund të kampionatit një vend në mesin e 6-të më të mirëve.

Renditje e cila siguron automatikisht pjesëmarrjen në kupat euopiane sezonin e ardhshëm. Ndërsa Milani i Piolit ndodhet në vendin e 12-të dhe dëshiron që të rigjejë rrugën e duhur për t’u ringritur pas një sezoni jo pozitiv për ta. Pak minuta më parë janë bërë publike dhe formacionet e dyja skuadrave, ajo që bien në sy është Zlatan Ibrahimoviç.

Tekniku Stefano Pioli kishte deklaruar ditën e djeshme se gjiganti suedez ende nuk i ka 90-minuta në këmbë dhe do të jetë shumë e vështirë për ta para në minutën e parë. Por mesa duket ka ndryshuar mendje dhe ka zgjedhur pikërisht Zlatan për të qenë shok reparti me talentin Leao.

Top Channel