Chelsea e man. United nuk gabojnë, Southampton shtang Leicesterin

11/01/2020 18:42

Chelsea ka bërë detyrën ndaj Burnleyt, duke e mposhtur me rezultatin 3-0 në “Stamford Bridge”, në një takim që nuk pati shumë histori, pasi londinezët e zgjidhën shpejt fatin e takimit.

Ishte mesfushori italo-brazilian Jorginho që zhbllokoi sfidën me penallti në minutën e 27’, ndërsa pak më vonë Tammy Abraham dyfishoi shifrat. Golin final e shënoi sulmuesi Callum Hodson-Odoy në pjesën e dytë, ndërsa londinezët vijojnë të konsolidojnë pozitat në zonën Champions.

Rikthehet te fitorja edhe Manchester United, që arriti të mposhtë me rezultatin e thellë 4-0 modestën e Norwich, në stadiumin mitik “Old Trafford”. Marcus Rashford shënoi dy herë për “Djajtë e kuq”, ndërsa goleada u kompletua nga Martial dhe Greenwood.

Fiton sërish Evertoni i Carlo Ancelottit, që iu fal një goli të Richarlison në suksesin minimal 1-0 ndaj Brighton, ndërsa Southampton befasoi në shtëpi Leicesterin, duke e mposhtur me rezultatin 1-2.

Top Channel