Në CES 2020, OnePlus e ka prezantuar telefonin Concept One të cilit i zhduket kamera, ndërsa është i frymëzuar nga makina sportive McLaren 720S Spider.

Pjesa e përparme është identike me OnePlus 7 Pro, derisa edhe funksionet e brendshme, kjo pajisje që ende është në fazën e konceptit, pritet ta ketë të njëjtë. Pjesa e pasme është shumë më speciale, sepse ndarja në dy pjesë, e bëjnë që të duket sikur kulmi i McLaren nga lartë.

Aktivizimi i kamerës, e nxjerrë përjashta telefonit një kamerë nga pjesa e sipërme, derisa në mes i ndezë edhe tri të tjera. Kapacitetet që kanë këto kamera, iu mundësojnë të fotografojnë edhe në ambient me dritë të dobët.

Të integruar i ka edhe disa filterë, që ndalojnë dritë në ambient me dritë të fuqishme, për një imazh shumë më të mprehtë. Derisa, aktivizimi i tyre, është zvogëluar nga 45 sekonda, në 0.7 sekonda, që është e njëjtë me aktivizimin e një kamere të zakonshme telefoni.

Telefoni OnePlus Concept One, që ka dukje shumë të mirë, vazhdon të mbetet një koncept dhe nuk dihet kur do të prodhohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA