“Do bëj tatuazh Luis De La Fuenten në trup”/ Premtimi i çmendur i yllit të Spanjës nëse fiton Botërorin: Të nesërmen tërhiqem nga kombëtarja 18/07 16:20
Tjetër largim i rëndësishëm nga Vllaznia në këto ditë të para të janarit. Klubi Shkodra ka zyrtarizuar “divorcin” me Aleksandar Ristevskin, që me sa kuptohet nga njoftimi i rastit, nuk i ka përmbushur pritshmëritë e stafit teknik gjatë pjesës së parë të sezonit.
“KF Vllaznia bën të ditur se pasditen e sotme ka ndërprerë kontratën me një tjetër futbollist, i cili nuk ka qenë në planet e stafit teknik për gjysmën e dytë të sezonit. Bëhet fjalë për mbrojtësin Aleksandar Ristevski. Me të është arritur marrëveshja përkatëse e mbylljes së bashkëpunimit.
KF Vllaznia e falënderon futbollistin Ristevski për kontributin e dhënë këto muaj për skuadrën tonë dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme”.
Top Channel