Totti bëhet menaxher futbollistësh, dy talente italianë janë klientët e parë

08/01/2020 22:00
FRANCESCO TOTTI Bergamo 20-08-2017, Stadio Atleti Azzurri, Football Calcio 2017/2018 Serie A, Atalanta - Roma, Foto Gino Mancini /Insidefoto

Pasi “vari këpucët në gozhdë”, Francesco Toti ka nisur tashmë një eksperiencë të re, pasi ka hapur një agjenci për menaxhimin e futbollistëve, të cilën e ka quajtur “CT Number 10”.

Sipas raportimeve të mediave italiane, klienti i parë që ka zgjedhur të përfaqësohet nga ish kapiteni legjendar i Romës, është sulmuesi i talentuar i Interit, Sebastiano Espozito.

Ky i fundit ka nënshkruar kontratën dhe shumë shpejt Totti pritet të ulet në bisedime me Marottën, për t’i dhuruar klientit të tij një kontratë të re me Interin, me pagë më të lartë dhe afat më të gjatë.

Klienti tjetër, me të cilin ish kapiteni i Romës po negocion në fshehtësi është sulmuesi i Fiorentinës Federico Chiesa, i cili aktualisht menaxhohet nga babai i tij, ish sulmuesi Enrico Chiesa.

Një start mjaft i bujshëm ky për Francesco Tottin, që ka prenotuar menjëherë dy nga talentet më premtuese për të ardhmen, që mund të rritin ndjeshëm prestigjin e agjencisë së ish kapitenit verdhekuq.

Top Channel