Skënderbeu në vështirësi, e nisi vitin 2020 me humbje!

08/01/2020 21:17

Skënderbeu i Ilir Dajës ka ende shumë punë për të bërë nëse kërkon t’u kthehet rezultateve pozitive dhe t’i largohet vendit të 8-të të renditjes në Kategorinë Superiore.

Pushimet me rastin e festave të fundvitit kanë rënduar këmbët e lojtarëve të Skënderbeut pasi korçarët e nisën 2020-ën me një humbje ndaj Egnatias së Kategorisë së Parë.

Në miqësoren e zhvilluar në kompleksin ku stërvitet Skënderbeu, rrogozhinasit fituan me rezultatin e ngushtë 1-0 si për të vënë në dukje momentin jo që po kalon skuadra e Ilir Dajës. Golin e vetëm për Egnatian e shënoi Samet Gjoka.

Top Channel