Ibra dëshiron këtë lojtar si partner në fazën e sulmit te Milani

08/01/2020 15:37

Zlata Ibrahimovic është transferuar ditë më parë te skuadra e Milanit.

Ai gjithashtu ka zhvilluar ndeshjen e parë me rosonerët, të hënën ndaj Sampdorisë, ku rosonerët nuk arritën më shumë se një barazim.

Ndikimi i suedezit tek Milani është vërejtur qysh në ditët e para.

Siç raporton Corsport, Zlatan Ibrahimovic i ka bërë me dije Piolit që dëshiron Leaon si partner në fazën e sulmit. Jo vetëm kaq, duket se Ibrahimovic ka vendosur edhe për modulin. Nuk do të luhet me një sulmues kryesor, por me dy, pra që në takimin e radhës përballë Cagliarit në Sardegna do të aplikohet skema 4-3-1-2, me Calhanoglu në mbështetje të Ibras dhe Rafael Leaos.

Top Channel