“Bastisje” te Verona/ Napoli, pazar me lojtarët shqiptarë

08/01/2020 12:12

Me Elseid Hysajn të konsideruar tashmë jashtë projektit për të ardhmen dhe me një konflikt të hapur me shumë lojtarë të tjerë për shkak të dështimeve në Evropë, skuadra e futbollit Italian, Napoli po shikon zgjidhje alternative, e si për ironi të fatit, sërish me shqiptarë.

Ekipi jugor është pranë zyrtarizimit të mbrojtësit të përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani.

I kthyer në një garanci në prapavijën e Veronës dhe jo pak herë në formacionin më të mirë të javës, ish futbollisti që veshi ngjyrat kuqezi para se të zgjidhte përfundimisht Kosovën, është praktikisht futbollist i Napolit, por do të luajë me ekipin vetëm pas muajit qershor. Napoletanët do paguajnë 12 milionë Euro, dhe dy të tjerë bonus në varësi të rezultateve, për lojtarin kosovar.

Por bastisja në klubin verior nuk ndalet këtu. Napoli po kërkon të arrijë akordin edhe me mbrojtësin e kombëtares shqiptare Marash Kumbulla, një emër në radarin e Interit por pa avancime konkrete nga ana e zikaltërve. Lojtari kuqezi ka zgjuar gjithashtu interesimin e Mançester Junaitid dhe Lajpcigut, dhe vlerësohet të paktën 15 milionë euro në treg.

 

 

Top Channel