Daimler Benz, kompania që zotëron makinën e famshme “Mercedes”, paraqiti një model të ri te panairi CES i Las Vegasit.

Makina e quajtur “AVTR”, (Advanced Vehicle Transformation), është një prototip që mund të tregojë se si do të duken makinat në një të ardhme të largët.

Makina nuk ka timon tradicional. AVTR ka aftësinë që të lëvizë me autonomi të plotë, por mund të komandohet edhe me një koncept të ri timoni, me prekje.

Shoferët mund të bashkëveprojnë me makinën nëpërmjet një njësie kontrolli e cila kontrollon gjithashtu pulsin dhe frymëmarrjen.

FOTO GALERI
10/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA