Malaga e shqiptarëve, pezullon trajnerin për një video të nxehtë!

07/01/2020 22:26

Malaga e Keidi Bares dhe Armando Sadikut ka pezulluar trajnerin e saj Victor Sanchez del Amo, pasi në ditët e fundit ka qarkulluar në internet një video e nxehtë ku është përfshirë pikërisht tekniku i skuadrës andaluziane, ku aktivizohen edhe dy lojtarët e kombëtares shqiptare.

Vendimi është marrë nga drejtuesit e klubit të Malagas me efekt të menjëhershëm dhe do të qëndrojë në fuqi deri në momentin që nuk do të kryhet një hetim i plotë për këtë cështje.

Vetë trajneri Victor Sanchez del Amo nuk e ka pranuar diçka të tillë duke theksuar se ka qenë viktimë e disa personave të cilët kanë cënuar intimitetin e tij. Një tjetër problem ky për drejtuesit e Malagas që ka edhe probleme financiare dhe për këtë arsye klubi po nxjerr në shitje xhevahirët e skuadrës mes tyre edhe Keidi Baren.

Top Channel