Një person është dënuar me tetë vite burg pasi ka mashtruar 130 persona, pasi u kishte shitur në mënyrë të paligjshme “carbon credits”, kredite që merren për uljen e ndotjes së mjedisit nga gazrat e lëndëve djegëse, të cilat këmbehen për përfitime të shumta.

Por personat që janë mashtruar nga Sami Raxha, në Britaninë e Madhe, këto ditë janë acaruar edhe më shumë, pasi ai jo vetëm që bleu makina dhe orë të shtrenjta me paratë që u zhvati, por teksa është dhënë dënimi me tetë vite burg, ai poston foto nga Dubai dhe nga vende të tjera, si ishujt maldive, ku po bën pushime luksoze.

Autoritetet në Britani kanë marrë një kërkesë për ta çuar vendimin në apel ndaj ende nuk i kanë nisur procedurat për rikthimin e tij në vend, në bashkëpunim me ligjvënësit e Dubait, ku ai është arratisur momentalisht.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA