Pas marrjes së çmimit “Aktori me i mirë në rol joprotagonist” për filmin “Once Upon a Time in Hollywood”, Brad Pitt mbajti një fjalim të shkurtër në Golden Globes.
Përgjatë fjalës së tij, ylli i kinematografisë ceku një temë të shumëpërfolur nga tabloidë të ndryshëm, atë të lidhjeve dhe romancave të tij të pretenduara kohët e fundit. Teksa aktori preferoi ta trajtonte të gjithën këtë me nota humori, vëmendja u qendërzua te Jennifer Aniston. Bota ishte kurioze të dinte reagimin dhe mimikat e saj.
“Do kisha dashur të sillja nënën time [në Golden Globes] por nuk munda, sepse ndodh që me çdo grua që më shohin afër, thonë e kam të dashur”, u shpreh Pitt.
Jennifer u pa te qeshte….
Po kështu, gjatë parakalimit të tij në tapetin e kuq, Brad u pyet sa i takon Anistonit, për të cilën e u shpreh se rastis që të takohet shpesh me të.
“Është një shoqe e mirë”, iu referua ai ish-bashkëshortes.
Ju kujtojmë se aktorët ishin të martuar nga viti 2000 deri në 2005-n.
Top Channel