24/11 17:59
16 luanë janë vrarë mizorisht për t’u marrë fytyrat e për t’ua shitur si përbërës për mjekësi popullore.
Gjahtarët e paligjshëm kanë hyrë në një zonë të rrethuar, në Afrikën e Jugut, ku kanë vrarë edhe disa luanesha të cilat duhej të lindnin këlyshë pas pak ditësh.
Mendohet se luanëve u është dhënë mis pule i helmuar për t’i paralizuar, dhe nga gjithë kopeja ka mbijetuar vetëm një këlysh.
Luanët po mbaheshin në një qendër për kafshë, në provincën veri-perëndimore të Afrikës së Jugut.
Pronari Gert Blom shkoi të premten në mëngjes për t’i kontrolluar, por nuk i gjeti aty. Ndoqi gjurmët e gjakut derisa gjeti trupat e tyre të masakruar.
Top Channel