Vajza pa zorrë të trashë merr komente negative për fotot me bikini

04/01/2020 20:30

Një vajzë 24 vieçare jeton pa zorrën e trashë, me një qeskë kolostomie. Pavarësisht kësaj, ajo poston foto prej modeleje me bikini dhe nuk i merr parasysh komentet e shumta negative.

Ajo ishte 20 vjeçe, duke vazhduar shkollën e lartë si një vajzë  normale, kur papritur nsi të ndiejë dhimbje të mprehta në bark e në shpinë, të cilat i përsëriteshin 20 herë në ditë.

Ajo u diagnostikua me kolit ulcerativ dhe pas katër vitesh i hoqën zorrën e tr ashë. Katër vitet që pasuan kanë qenë më të vështirat për të, për shkak të operimeve të shumta, por ajo nuk u dorëzua.

Sasha Kudelina, nga Shën Pjetërburgu i Rusisë, nisi një blog dhe nisi të flasë për jetën e saj para dhe pas operimit. Ajo postonte me kënaqësi foto me bikini, edhe pse i dukej qeska e kolostomisë. Disa prej komenteve ishin shumë negative. Arrinin deri aty sa t’i thoshin që trembte fëmijët. Por Sasha e ka ndarë mendjen që jeta është e bukur për t’u shijuar edhe ashtu siç është, ndaj nuk lejon të ndikohet.

FOTO GALERI
3/10
Ajo u diagnostikua me kolit ulcerativ dhe pas katër vitesh i hoqën zorrën e tr ashë. Katër vitet që pasuan kanë qenë më të vështirat për të, për shkak të operimeve të shumta, por ajo nuk u dorëzua.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA