Kiara Titon e pamë fillimisht si moderatore në programin rinor ‘Select’ në ekranin e ‘Top Channel’ dhe më pas si drejtuese e një emisioni të përjavshëm ‘Doktor Plastik’ në ‘Tv Klan’. Ajo ka treguar se e do shumë televizionin dhe ka arritur që të jetë e suksesshme.
E ftuar në emisionin “Soiree” me JonidaShehun, Kiara ka treguar se kur ishte e vogël njerëzit nuk e afronin, ndërsa sot që është e suksesshme i janë afruar dhe madje i kanë kërkuar që të dalin në kafe.
“Kur kam qenë në fillore, kam qenë një tip i urtë dhe askush nuk më afronte tek rrethi i atyre që ishin më popullorët e shkollës. Ndërkohë unë kisha një besim të brendshëm tek vetja që një ditë do realizoja atë ëndrrën time në sirtar që ishte televizioni.
E sot kësaj dite ata persona që ishin popullorë, janë kthyer tek unë dhe madje më kanë kërkuar që të pimë edhe kafe e janë sjellë shumë më ndryshe se në kohën e atëhershme. Kjo gjëmë kalënduar të them të drejtën. Unë kam qenë gjithmonë neutrale, si në fillim atëherë, por edhe në periudhën tani.
Gjithmonë zgjedh të sillem mirë me njerëzit, jo për arsye që të dukem mirë me ta, por se nuk i dihet jetës se çfarë do ndodhi”, ka treguar moderatorja e njohur Kiara Tito.
Top Channel