Djemtë e El Çapos mburren me luksin teksa vazhdojnë “perandorinë”

31/12/2019 16:42

Ndërkohë që El Çapo vazhdon të jetë në burg, karteli miliarda-dollarësh që ka themeluar vazhdon të lulëzojë nën drejtimin e dy djemve.

Kjo u vu në dukje edhe nga prokurorët e babait, me qëllimin për të kërkuar mbrojtje më të fortë ndaj dëshmitarëve. Sipas tyre, karteli e ka ende aftësinë dhe vullnetin për t’i lënduar dëshmitarët.

“Nuk ka dyshim që i pandehuri dhe karteli i tij e kanë ende aftësinë, burimet dhe dëshirën për të lënduar personat që bashkëpunojnë, si dhe familjet e tyre”, thotë komunikimi zyrtar.

Djemtë e tij janë Ivan Arçivaldo Guzman Salazar dhe Hezus Alfredo Guzman Salazar. Prokurorët shtuan se janë mjaft të dhunshëm e që kanë organizuar pusì kundër ushtarakëve të lartë në Meksikë, ndaj, dëshmitarët në SHBA nuk mund të jenë të sigurt.

Ndërkohë që babai i tyre bën burg, ata nuk kanë ngurruar të mburren me pasuritë në rrjetet shoqërore dhe të sfidojnë autoritetet në Meksikë duke i sulmuar haptazi me armë.

FOTO GALERI
2/25
Në këtë postim thotë: “I kemi numëruar mirë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA