Top Channel ka vendosur që të risjellë lajmet më të lexuara të vitit 2019 dhe një herë në vëmendjen e lexuesve.
Kiko është qeni që u bë i famshëm për historinë e veçantë ku kishte zgjuar njerëzit e shtëpisë fillimisht duke lehur dhe më pas duke u hequr batanijen dhe duke i kafshuar.
Për Top Channel folën pronarët e saj ku edhe treguan historinë prekëse. Ata ishin shprehur që nuk e linin qenin dhe nëse nuk i pranonin ata do qëndronin jashtë me të.
Pak më parë në lidhjen live të Ramës nga Durrësi u shfaq sërish Kiko të cilin nuk e kishin lënë në hotel dhe pronarët nuk kishin pranuar që ta linin.
Rama u shpreh ‘live’ që ata do strehoheshin sëbashku me qenin.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se atë e kanë nxjerrë jashtë në 12 të natës nga resorti dhe sëbashku me familjen e kanë bërë rrugën në këmbë.
Historia e pazakontë e Kikos dhe e Kristinës u zbulua nga Anila Hoxha.
/A.Pali/
Top Channel